BE: Përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve të energjisë i takon Kosovës dhe Serbisë

BE: Përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve të energjisë i takon Kosovës dhe Serbisë

07:57, 10/08/2022

Në Bruksel thonë se përgjegjësia për zbatimin e  udhërrëfyesit i mbetet Kosovës dhe Serbisë kurse BE vetëm lehtëson dialogun, nuk luan rolin e arbitrit.

Në cilësinë e lehtësuesit por edhe garantuesit të Marrëveshjeve të dialogut, Bashkimi Evropian po i ndjek nga afër aktivitetet e të dyja palëve sa i përket zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së, shkruan Gjeraqina Tuhina e  RTK/ Bruksel

"BE-ja po lehtëson Dialogun ndërmjet Palëve. Nuk është arbitër. Përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjeve për Energjinë dhe Udhërrëfyesit i takon vet palëve", ka nënvizuar zëdhënësi Peter Stano.

Gjithnjë sipas tij, KOST, KEDS si dhe Elektrosever janë në komunikim të rregullt dhe rregullisht raportojnë në Bashkimin Evropian por edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Vonesat në zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë, Peter Stano i cilëson sit ë natyrës teknike.  Ai kionfirmoi se Bashkimi Evropian ka kërkuar nga palët që t'i adresojnë këto aspekte teknike pa vonesë.

Njëkohësisht konfirmon se BE gjithahstu po ofron udhëzime se si të adresohen çështjet e hapura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco