'Zbatim të marrëveshjeve të dialogut'/ Raportuesja rrit presionin: Presim takim Kurti-Vuçiç

'Zbatim të marrëveshjeve të dialogut'/ Raportuesja rrit presionin: Presim takim Kurti-Vuçiç

16:21, 06/07/2022

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se dëshiron që marrëveshjet e nënshkruar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të gjejnë zbatim.

“Duam të shohim zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut dhe një takim në nivel të liderëve të Serbisë dhe Kosovës, këtë korrik”, ka thënë Von Cramon në konferencën e sotme.

Ajo ka folur po ashtu edhe sa i përket marrëveshjes përfundimtare për të cilën ka thënë se duhet të mbajë brenda njohjen reciproke mes dy vendeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco