Presidenti slloven: Duam rezultate në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti slloven: Duam rezultate në dialogun Kosovë-Serbi

13:53, 04/07/2022

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka thënë se Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një konferencë për media me presidenten Osmani, ka thënë se po ashtu, Sllovenia dëshiron të shohë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të kërkojmë nga partnerët tonë liberalizimin e vizave për Kosovën.  Do të ishte jokorrekte të rihapen këto tema”, tha Pahor në një konferencë për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sllovenia është mike e Kosovës dhe Serbisë, do të dëshironim që dialogu mes tyre të jepte rezultate. Do të ishte shpresë jo vetëm për qytetarët, por për gjithë rajonin.  Unë mbështes fuqishëm dëshirën e të dyja palëve që çështja e të pagjeturve të zgjidhet”, ka thënë Pahor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco