Vjosa Osmani pritet nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Vjosa Osmani pritet nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

10:21, 04/07/2022

Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të homologut, presidentit të Sllovenise Borut Pahor.

Ajo është pritur me ceremoni zyrtare e me nderime ushtarake në Sheshin e Kongresit Lubjanë, njofton RTK. Më pas presidentja Osmani ka vendosur kurora me lule në Memorialin e Viktimave të të gjitha Luftërave.

Nrsa Forcave të Armatosura të Sllovenisë gjatë ditës  presidentja Osmani do të t`ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë slloven.

Në orën 11.25 Osmani dhe Pahor do të mbajnë një konferencë per media.

Në njoftimin e Presidencës thuhet së “kjo vizitë do t`i rikonfimoj marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Slloveninë, teksa me homologun Pahor, në një sërë aktivitetesh të përbashkëta, presidentja Osmani do t`i diskutojë mundësitë e thellimit të b]ashkëpunimit dhe raporteve ndërshtetërore”.

“Gjatë kësaj vizite, Osmani do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të Parlamentit të Sllovenisë si dhe të Këshillit Kombëtar të Sllovenisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Kurse Forcave të Armatosura të Sllovenisë, Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në këtë shtet do t`u ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë slloven. Në agjendën e vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Slloveni do të jetë edhe takimi me mërgatën e Kosovës në Slloveni, ligjërata e organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum si dhe pjesëmarrja në shfaqjen “Zgjimi i pranverës”, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Arte dhe Komunitet- Artpolis, e cila do të jepet në Teatrin e Nova Goricës”,  thuhet ndër të tjera në njoftimin nga Presidenca. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco