FOTO/ Presidentja e Kosovës me familjen e saj, në festën e Amerikës

FOTO/ Presidentja e Kosovës me familjen e saj, në festën e Amerikës

11:54, 02/07/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar para pak minutash, foto nga festimet e pavarësisë së SHBA në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Osmani ka shkuar atje me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu dhe dy vajzat e vogla binjake.

"Mbrëmë, në një atmosferë të jashtëzakonshme, - tregoi Osmani në Fb, -  mes miqsh të shumtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nga Kosova, festuam festën e pavarësisë së SHBA-ve.

Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën tonë për të ekzistuar dhe për çdo qytetar që e quan Kosovën shtëpi të vet, shkon përtej çdo partnetiteti që ka njohur ndonjëherë bota.

Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë, kujtojmë edhe të gjithë ata që nëpër dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e miqësisë sonë të përjetshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco