Hovenier: Po i afrohemi qëllimit për marrëveshje finale me njohje reciproke

Hovenier: Po i afrohemi qëllimit për marrëveshje finale me njohje reciproke

22:15, 29/06/2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Hovenier ka refuzuar të jap ndonjë afat kohor për përmbylljen e marrëveshjes mes këtyre dy shteteve, por vetëm ka thënë se qëllimi mbetet që marrëveshja të përmbyllet me njohje reciproke..

Hovenier deklaroi se Administrata Biden është e përkushtuar që të bëj gjithçka që mundet për të arritur përparim në këtë drejtim dhe se për këtë Biden dhe ekipi i tij kanë qenë shumë të kujdesshëm për ekipin që kanë përzgjedhur që ta çojë këtë çështje përpara.

“kjo administratë është e përkushtuar për të bërë gjithçka që mundet për të arritur përparim dhe mendoj se presidenti Biden ka qenë shumë i kujdesshëm, si dhe ekipi i tij ka qenë shumë i kujdesshëm për tu përpjekur që të sigurojë ekipin më të mirë të mundshëm për ta çuar këtë çështje përpara.

Sërish, ngurroj t’ju jap ndonjë afat kohor për përmbylljen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të përqënduar në njohje reciproke, por ky mbetet qëllimi dhe po i afrohemi atij urgjentisht”, ka thënë Hovenier në Klan Kosova.

Ai ka folur edhe për raportet që ka me Emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Mendoj se është e sigurt të thuhet se anembanë qeverisë së SHBA’së ka respekt të madh për kompetencat e Miroslav Lajcak. Sipas këndvështrimit tonë, ai është zgjidhje e mirë për të punuar për një detyrë të vështirë”, ka deklaruar Hovenier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco