Lajçak të hënën në Kosovë, takime me Kurtin dhe liderët e partive opozitare për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak të hënën në Kosovë, takime me Kurtin dhe liderët e partive opozitare për dialogun Kosovë-Serbi

17:42, 26/06/2022

Pavarësisht dështimit me liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë në samitin e fundit të Brukselit, Bashkimi Europian nuk heq dorë nga negociimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, nga e hëna deri më 29 qershor do të zhviollojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

“Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftim.

Së fundmi vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco