Vjosa Osmani në Tajlandë: Gjeografikisht larg, por me potenciale të mëdha

Vjosa Osmani në Tajlandë: Gjeografikisht larg, por me potenciale të mëdha

12:33, 24/06/2022

Presidentja e Kosovës ka nisur vizitën e saj zyrtare në Tajlandë, vizitë për të cilën ka treguar edhe fotot, edhe qëllimin në Fb.

"Në prag të dhjetë vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, sot e fillova vizitën në Tajlandë, - shkruan Presidentja në Fb. - Në ditën e parë u prita nga kryeministri i Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-o-cha, me ç’rast u konfirmua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët."

"Dy vendet tona janë gjeografikisht larg, por kanë potencial të madh për të ndërtuar lidhje të forta midis institucioneve, ekonomive dhe njerëzve tanë. Nga kjo vizitë, e para e një kreu të shtetit të Kosovës, pres vazhdimin e shkëmbimit tonë nëpërmjet bashkëpunimit në tregti, turizëm si dhe në fusha të tjera," thekson Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco