Albin Kurti përlotet për Bajrajn: Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më!

Albin Kurti përlotet për Bajrajn: Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më!

10:55, 23/06/2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot në mënyrë prekëse për një figurë të shquar të letërsisë shqipe, poetin Xhevdet Bajrajn, i cili ndërroi jetë.

"Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh - shkroi Kurti në Fb. - Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time: Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj..."

"Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë"- theksoi Kurti deh shtoi edhe disa foto nga kujtimet që kishte me poetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco