Osmani takohet me Macronin para Samitit të BE-së

Osmani takohet me Macronin para Samitit të BE-së

10:24, 23/06/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, këtë të enjte në Bruksel.

Takimi mes Osmanit dhe  Macron është mbajtur pak para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian (BE), me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Lajmin e bëri të ditur Osmani përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook.

Liderët e 27 vendeve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor po mbajnë samitin në Bruksel i cili do të zhvillohet dhe ditën e nesërme.

Sot samiti nisi në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian, ndërkaq në 11:30 do të ketë konferencë për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco