Sot takimi BE-Ballkani Perëndimor, Vjosa Osmani flet nga Brukseli

Sot takimi BE-Ballkani Perëndimor, Vjosa Osmani flet nga Brukseli

08:59, 23/06/2022

Liderët e 27 vendeve të BE-së do të takohen sot në një samit dyditor në Bruksel, të paraprirë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 9.30 në ndërtesën e Këshillit Evropian, njofton RTK.

BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

E në anën tjetër, përgatitjet teknike për takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor dhe Këshillin Evropian janë bërë kohë më parë.

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor dhe për Këshillin Evropian mbahet në ndërtesën ‘Europa’ në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco