Mot i çuditshëm në Prishtinë: Nesër rrebesh e bubullime, pastaj diell përvëlues

Mot i çuditshëm në Prishtinë: Nesër rrebesh e bubullime, pastaj diell përvëlues

12:55, 22/06/2022

Prishtinë - Mot i paqëndrueshëm dhe i nxehtë në ditët e ardhshme. Të enjten sërish priten rrebeshe e bubullima, e të premten më shumë diell dhe kthjellime.

22.06.2022 - Mot jostabil ka filluar të shtrihet mbi vendin tonë, që ditën e sotme dhe të nesërme, shfaq kushte për rrebeshe me bubullima, e vende-vende edhe stuhi me erë e breshër lokalisht.

Ditën e premte, gjatë ditës parashihet mot më stabil, kryesisht me diell. Në fundjavë kushte për rrebeshe e bubullima na shfaqen sërish ditën e shtunë, derisa ditën e diel mundësi për riga lokale shiu.

Fillimi i javës së ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, mund të favorizojë kushte më stabile të motit, me më shumë intervale me diell dhe më nxehtë.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e enjte mund të ketë rritje tek grimcat e materies shkaku i depërtimit të pluhurit saharian, që mund të shtyj indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta edhe përgjatë kësaj periudhe, prandaj edhe rekomandohet që t'i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

23.06 - Kryesisht me vransira. Nga orët e para të ditës priten mundësi për rrebeshe e bubullima, pasdite edhe stuhi me reshje më të vrullshme, erë, lokalisht mundësi për breshër.

24.06 - Orëve të hershme të mëngjesit, vende-vende mbesin mundësi për rrebeshe shiu. Ditën kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.

25.06 - Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite më pas priten rrebeshe me bubullima.

26.06 - Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare me mundësi për riga lokale shiu.

27.06 - Kryesisht me diell dhe nxehtë.

Temperaturat mbesin paksa të larta. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet nga 28C deri në 31C, e lokalisht edhe 32C e 34C.

Do të fryjë erë kryesisht nga krahu verior, të enjten edhe e fuqishme 7-15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco