Prokuroria e Ferizajt: Sekretari i ministrisë mori ryshfet 8 mijë euro

Prokuroria e Ferizajt: Sekretari i ministrisë mori ryshfet 8 mijë euro

13:43, 27/05/2022

Kosovë - Një hetim disa mujor ka rezultuar i suksesshëm për Prokurorinë Themelore të Ferizajt, Departamentin për Krime të Rënda. Gjatë së enjtes, ky organ i hetuesisë ka ndaluar për 48 orë katër persona për vepra korruptive, njëri nga ta ish-Sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, ish-Sekretari, Xhelil Bekteshi, dyshohet t’i ketë pranuar 8 mijë euro ryshfet.

“Ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2016, si person zyrtar – Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Infrastrukturës, ka pranuar dhuratë me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që ka kërkuar dhe ka marrë 8 mijë euro nga B. I. dhe A. Q., për të dhënë pëlqim për kyçjen në rrugën rajonale Shtërpcë-Sharr për kompleksin e vilave të B. I.”, thuhet në kërkesën për caktimin e masësës së paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Sipas këtij institucioni të drejtësisë, vilat që janë ndërtuar në Brezovicë, në Parkun Kombëtar “Sharri” janë në kundërshtim me Ligjin mbi Ndërtimin, Ligjin mbi Ujërat e Kosovës dhe Ligjin për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri””.

Kështu, ish-Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës po ngarkohet me veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Prokuroria e Ferizajt prej kohës ka zgjeruar hetimet në rastin tashmë të njohur si “Brezovica”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco