Albin Kurti në Samitin e Davos-it, takime me liderët politikë dhe të biznesit

Albin Kurti në Samitin e Davos-it, takime me liderët politikë dhe të biznesit

20:51, 24/05/2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në ditën e dytë në Forumin ndërkombëtar në Davos të Zvicrës i shoqëruar nga ambasadori Berne Sami Ukelli, po zhillon një aktivitet të dendur ekonomik dhe diplomatik nga takimet e shumta me liderë politik dhe të tjerë nga fusha e biznesit, njofton nga Davosi gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Takimi i samitit botëror ka në fokus Ukrainën por njëkohësisht po përqendrohet rreth temës Historia në një pikë kthese', politikat qeveritare dhe strategjitë e biznesit.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mësuar se Kurti gjatë qëndrimit në Samitin e Forumit Ekonomik Botëror (ëEF) po zhvillon një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik me një sërë takimesh me personalitete botërore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Kurti njëkohësisht në ketë samit botëror do të lobojë edhe për anëterësimin e Kosoves në KE sikur edhe atë në Interpol.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Berset tha se Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.

U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës dhe stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor.

U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes.

Zëvendëspresidenti Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, në një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha evropiane, që qytetarëve të Kosovës do t’u mundësojë të përdorin mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

U bisedua për mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, për të siguruar drejtësi sociale dhe ekonomike, si dhe mundësitë e shkëmbimit bilateral në fusha të ndryshme, e veçanërisht në shëndetësi.

Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe indikatorët pozitivë ekonomikë në Republikën e Kosovës. Ai potencoi mërgatën e Kosovës në Zvicër si pjesë integrale për zhvillimin e vendit.

Duke biseduar lidhur me zhvillimet në Ukrainë, Berset tha se Zvicra mirëpret pozicionimin e qartë të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë për bashkërendim dhe bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe botës demokratike, për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco