‘Lojërat shpërblyese’ në Kosovë në dorë të askujt, shteti s’ka kompetenca mbi to

‘Lojërat shpërblyese’ në Kosovë në dorë të askujt, shteti s’ka kompetenca mbi to

10:30, 24/05/2022

Organizimet e lojërave të ndryshme shpërblyese në Kosovë nga bizneset private nuk janë duke u mbikëqyrur nga asnjë institucion shtetëror. Rrjedhimisht, nuk ka asnjë bazë apo dispozitë ligjore në fuqi që e rregullon funksionimin e lojërave shpërblyese në vend.

“Para cash, ipkone, skotera, televizorë, vetura për fëmijë, e shumë shpërblime të tjera”, kjo është vetëm një nga shumë reklamat që bëjnë bizneset në Kosovë, në kuadër të lojërave të ndryshme shpërblyese që i organizojnë.

Syri.net në bazë të disa kërkimeve që ka bërë, ka parë se aktualisht në vendin tonë lojëra të fatit organizojnë, kompani të derivateve, dyqane të mëdha tregtare, markete dhe biznese të ndryshme që vendosnin “kuponë fati”, nëpër kafe dhe pije.

Organizmi i lojërave të tilla pothuajse është kthyer në dukuri tek vendi i ynë.

Mirëpo, në asnjërin rast nuk dihet nëse të njëjtit i marrin me të vërtetë këto shpërblime nga organizatorët e lojërave të tilla.

Por, me e keqja është se bizneset që organizojnë këto lojëra nuk i kontrollon askush.

Nga Administrata Tatimore e Kosovës  kanë treguar se tani nuk ka asnjë përgjegjësie për dhënien e miratimit për ato biznese që organizojnë lojëra shpërblyese.

Valentina Bytyqi-Sefa zëdhënëses së ATK-së, ka thënë për Syri.net se dhënia e miratimit për organizimin e lojërave shpërblyese ka qenë në kompetence të ATK-së, e cila ka qenë e rregulluar me një dispozitë ligjore brenda Ligjit 04/L -080 për Lojërat e Fatit, mirëpo pas shfuqizimit të këtij ligji, ATK më nuk ka përgjegjësi në dhënien e miratimit për ato biznese që organizojnë lojëra shpërblyese.

“Dhënia e miratimit për organizimin e lojërave shpërblyese ka qenë në kompetence të ATK-së, e cila ka qenë e rregulluar me një dispozitë ligjore brenda Ligjit 04/L -080 për Lojërat e Fatit, mirëpo pas shfuqizimit të këtij ligji, ATK më nuk ka përgjegjësi në dhënien e miratimit për ato biznese që organizojnë lojëra shpërblyese, pasi që Ligji 06/L-155 i Lojërave të Fatit ka shfuqizuar ligjin e me hershem (Ligjit 04/L -080 për Lojërat e Fatit ) nuk i ka dhëne asnjë përgjegjësi ATK-së në pjesën për të cilën keni ngritur shqetësimin tuaj”.

Kjo fushë në bazë të përgjigjeve të ATK-së po del të jetë një fushë e parregulluar me asnjë dispozitë ligjore nga institucionet kompetente dhe mashtrimet me konsumatorët mund të jenë në nivele të larta, pasi përgjegjësinë për mbikëqyrjen e tyre nuk e ka marrë askush, shkruan Syri.net.

Në Administratën Tatimore të Kosovës kanë treguar se deri më tash nuk dihet se kush duhet të jap leje a po pëlqim për organizmin e lojërave të fatit.

Syri.net ka dërguar këto pyetje edhe tek disa biznese, që aktualisht janë duke organizuar lojëra të tilla: A mund të na tregoni se a keni marrë licencë nga ATK dhe MTI për realizimin e këtyre lojërave? Mbi çfarë baze ligjore jeni duke i realizuar këto lojëra të fatit? Nëse keni një vendim apo pëlqim nga ATK dhe MTI, ju lutemi na dërgoni? A mund të na ofroni dëshmi se si janë blerë këto produkte që thuhet se janë për lojëra shpërblyese? A keni dëshmi se të gjitha këto shpërblimi i kanë marrë qytetarët e Kosovës? Si duhet të bëhet pjesë e kësaj loje shpërblyese një qytetar i Kosovës dhe kush e merr vendimin që ai të shpërblehet? , mirëpo asnjeri nga këto biznese nuk ka pranuar të jap një përgjigje deri në këtë kohë.

Lojërat e fatit janë ilegale pas hyrjes në fuqi të Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të këtyre lojërave për 10 vjetët e ardhshme.

Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës, kurse u miratua në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me 28 mars të këtij viti.

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është marrë, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, u vranë dy persona./Syri.net/.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco