Operacioni 'Gropa' në Ferizaj: 14 të arrestuar, 1 milion euro heroinë e konfiskuar

Operacioni 'Gropa' në Ferizaj: 14 të arrestuar, 1 milion euro heroinë e konfiskuar

09:21, 24/05/2022

Rreth 70 kg lëndë narkotike, herorinë, janë sekuestruar gjatë aksionit të së hënës të koduar “Gropa” të policisë se Kosovës dhe Doganave në rajonin e Ferizajt. Me këtë rast janë arrestuar 14 persona dhe një tjetër ndodhet në arrati.

“Pas një hetimi disamujor dhe pas aplikimit të masave teknike të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, janë kryer bastisje në 7 lokacione të ndryshme në Ferizajt dhe Shtërpcë”, tha Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, sipas RTK.

“Gjatë bastisjes janë gjetur 67,5 kg të llojit narkotik kadadon narkotik sintetik që është lloji i parë i këtij narkotiku i sekuestruar në Republikën e Kosovës”.

Sipas tij, ky narkotik ka qenë i paketuar në qese nga 500 gram dhe dyshohet për një sasi tjetër narkotiku, për të cilën njësia antidrogë është në hetim e sipër.

“Besojmë që shumë shpejt do të sekuestrohet edhe sasia tjetër,  kemi informacione se është fshehur në rajonin e Ferizajt”.

Në anën tjetër polica deklaroi se droga e sekuestruar nuk kishte destinacion Kosovën.

“Sipas informatave të siguruara, destinimi i kësaj droge ka pasur për qëllim tregun jashtë Kosovës dhe vlera e saj e kalon së paku 1 milionë euro, sipas tregut vendor”, tha Reshat Murseli, drejtor i Antidrogës në Policinë e Kosovës.

 “Hetimet do të zgjerohen edhe në aspektin financiar”.

Në këtë aksion janë sekuestruar edhe një shumë të hollash dhe sende të tjera që lidhen me rastin ndërsa të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco