Policia e Kosovës aksion në Veri, zbulohen 10 mijë rrënjë kanabis

Policia e Kosovës aksion në Veri, zbulohen 10 mijë rrënjë kanabis

19:03, 23/05/2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në afërsi të kufirit me Serbinë, është zbuluar laborator droge, me mbi 10.000 fije bimë të gatshme t’u shitur ilegalisht, shkruan Syri.net Kosova.

Ai përmes facebook-ut, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri megjithatë aksioni po vazhdon me sukses. 

”Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco