Alarm për shpërthime në Prishtinë Policia e Kosovës ka vendosur një perimetër sigurie pas kërcënimeve për shpërthime në shkollën "Xhevdet Doda" në Prishtinë. 18 maj 2022.

Alarm për shpërthime në Prishtinë

12:43, 18/05/2022

Policia e Kosovës tha se ka marrë një informacion për shpërthime të mundshme në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Këto alarme kanë ardhur përmes postës elektronike më 18 maj, njofton REL.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, tha për Radion Evropa e Lirë se me të pranuar informatën për shpërthime të mundshme, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative, të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

Policia tha se ka caktuar një perimetër sigurie dhe ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, derisa specialistët policorë ta verifikojnë informatën.

Një alarm për bombë përmes postës elektronike, të martën, më 17 maj, u raportua edhe në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Policia nuk gjen mjet shpërthyes në Rektoratin e UP-së

Rektorati, pasditen e të martës, kishte lajmëruar policinë, pasi kishin pranuar një e-mail anonim, ku thuhej se ishte vendosur bombë në këtë objekt.

Më pas Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në këtë objekt.

Lexo edhe: Si u paralizua Beogradi mbrëmë nga qindra kërcënime me bombë

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco