Hagë, shpallet sot vendimi për veteranët e UÇK, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn

Hagë, shpallet sot vendimi për veteranët e UÇK, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn

07:28, 18/05/2022
Sot në orën 10:00 deri në 12:00 do të mbahet në Hagë, seanca për shpalljen e vendimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Më 17 mars 2022, paneli, pasi dëgjoi të gjitha palët, argumentet përmbyllëse dhe qëndrimin e palës së akuzuar, e mbylli çështjen.

Prokuroria ka kërkuar që Gucati dhe Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vjet burgim.

Ata akuzohen për publikimin e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilat, gjatë vitit 2020, shkonin në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Gucati dhe Haradinaj  janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe prej atëherë mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco