Prishtina dekorohet me flamuj të Malit të Zi

Prishtina dekorohet me flamuj të Malit të Zi

08:41, 18/05/2022

Për nder të vizitës së Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Prishtina sot është dekoruar sot me flamuj të Malit të Zi.

Gjukanoviç do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë. Ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit do të mbahet një konferencë për media

Kreu i shtetit të Malit të Zi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, i cili me këtë rast do t'i dhurojë Çelësin e qytetit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco