Kërcënim me bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, reagon policia

Kërcënim me bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, reagon policia

22:36, 17/05/2022

Pasditen e së martës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pasur një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni  kanë lajmëruar policinë.

“Kemi pranuar një e-mail anonim që është vendosur një bombë dhe e kemi dërguar informacionin në polici dhe tani policia e kanë rrethuar vendin dhe janë duke e trajtuar rastin”, tha Rektori i UP-së Sahiti.

Policia ka rrethuar menjëherë Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

“Rreth orës 16:00, është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina”  në Prishtinë.

Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco