Kriza globale e ushqimit, bankieri Emanuel Bajra paralajmëron qeverinë e Kosovës

Kriza globale e ushqimit, bankieri Emanuel Bajra paralajmëron qeverinë e Kosovës

14:07, 17/05/2022

Nga Emanuel Bajra, bankier, komentues i tregjeve financiare

Banka e Anglisë thotë se një valë apokaliptike e mungesës së ushqimit do ta godasë ekonominë globale këtë vit. “Situata është shumë serioze” thotë guvernatori i kësaj banke. “Përmasat mund të jenë ’apokaliptike’ pa marrë parasysh se nuk parapëlqej ta përmendi këtë fjalë” vazhdon guvernatori.

*Ky është një paralajmërim shumë serioz dhe se i bëj thirrje qeverisë së Kosovës që të ketë strategji të qartë, efektive dhe proaktive operacionale për tu marrë me këtë krizë të ardhshme globale.

*Hapat që duhen ndërmarrë janë këto:

- Të ndërtohet një partneritet me sektorin privat për të mbushur rezervat private dhe ato shtetërore.

- Të krijohen 7 qendra diskrete të rezervave të ushqimit me mbrojtje fizike nga ushtria e Kosovës në qytetet më të mëdha të Kosovës dhe ku të kalkulohet ushqim bazik por edhe ai i nevojshëm për 5 vitet e ardhshme për krejt Kosoven. Rezervat të menaxhohen nga MeFPT por me përfshirjen e kryeministrit në përditshmëri të situatës.

- Të ndërtohet një strategji urgjente për blerjen masive të grurit, vajit dhe sheqerit, si edhe rezervave të naftës dhe drurit.

- Të ndërtohet një strategji urgjente për ndaljen e varshmërisë në një burim importi gjatë blerjes dhe akumulimit maksimal me qëllim rritjen e rezervave.

- Të ndërtohet një strategji operacionale-forenzike në mënyrë që kur të arritet akumulimi maksimal i rezervave dhe situata globale të qetësohet, atëherë të furnizohet tregu i Kosovës me ushqim të tepruar të rezervave me qëllim të stabilizimit të çmimores së “aftershock”. Por kjo të bëhet me anë të një mekanizmi operacional “Drip by drip” duke arritur një proporcionalitet në furnizim edhe për gastronominë, restoranet etj në mënyrë që të kemi normalitet në të ardhmen nëse kriza përtej kufinjve të Kosoves përkeqësohet. 

- Ministritë: e Mbrojtjes, Rendit, Financave, e Jashtme dhe ajo e Ekonomisë, Industrisë dhe Bujqësisë nën drejtimin e kryeministrit të fillojnë përgatitjet me anë të skenarëve të “War Games” dhe situatave hipotetike të krizës duke simuluar situata të mundshme/potenciale të mungesës së ushqimit dhe të identifikohen kēndet e rrezikshmërisë gjatë procesit të simulimit.

- Ministria e Brendshme të shtojë numrat e personelit për kokë banori proporcionalisht në ndonjë eventualitet të përhapjes së krizës si pasojë e panikut në masë.

- Qeveria të ketë një ekip efektiv, dinamik dhe profesional mediatik në mënyrë që pasi të vështirësohet situata globale me ushqimin, ky ekip në koordinim me KM-në dhe aparatin shtetërorë të jenë të pranishëm çdo ditë në ekranet televizive për ta mbajtë situatën e qetë dhe pa panik.

FAO - Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës e OKB-së thotë se indeksi i saj i ushqimit ndodhet në metriksin 158.5 pikë gjatë muajit Prill. (Mos harroni po e kapi shifren 200 p/s- fillon kaosi në tregje). Krejt në rregull, por megjithatë çka kjo organizatë nuk mund të bëj është të parashikojë rrjedhen e zhvillimeve të ardhshme - e këtë e bënë më mirë tregu financiar dhe në këtë aspekt po ju them unë se çka po shoh në inventarin e furnizimit, çmimores së ardhshme në stoqe, në ri-vlerësimin e ‘book value’ që shumë kompani të komoditeteve të listuara dhe jo të listuara në bursa - lajmet nuk janë të mira. 

Prandaj ne duhet të përgatitemi për një skenarë të lartë të paparashikueshmërisë në muajt dhe potencialisht vitet në vazhdim.

Ju kam paralajmëruar.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco