Lauka: Kosova në 'Open Ballkan' vetëm nëse njihet si shtet nga Serbia

Lauka: Kosova në 'Open Ballkan' vetëm nëse njihet si shtet nga Serbia

08:27, 17/05/2022

Nisma rajonale e njohur si “Open Ballkan” nuk e ka bindur asnjëherë Kosovën që të bëhet pjesë e saj

Ish- ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, r ka përkrahur qasjen e Kosovës, duke thënë se si parakusht për bashkëngjitjen në këtë nismë, Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Konteksti është i tillë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk i njeh kufijtë e Kosovës, dokumentet zyrtare, vulat. Atëherë si mund të hapësh kufijtë me një shtet që s’ta njeh kufirin, por a duhet të bëjmë Ballkanin e Hapur, kushti i parë që po s’më njohe - ti më thua hajde mua si provincë këtu. Mungon elementi i parë si barazia.

Unë si Kosovë, nëse s’më njeh ti por më thua hajde si provincë e Serbisë?! Më njih edhe po vij me dy duar, s’ka pengesë”, tha Lauka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco