'Kosova në Këshillin e Europës, e pashmangshme', vlerëson profesori serb

'Kosova në Këshillin e Europës, e pashmangshme', vlerëson profesori serb

12:24, 16/05/2022

Është pothuajse e pashmangshme që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, por çështja është se sa e dobishme do të jetë, ka thënë profesori dhe ish-Kryetari i Lëvizjes Evropiane të serbëve, Mihailo Crnobrja për “Nova”.

Këshilli i Evropës është organizatë e gjerë dhe jo me shumë fuqi, tha ai.

“Është institucion më i dobët se Fondi Ndërkombëtar Monetar, Banka Botërore, dhe sipas mendimit tim, nuk duhet të jetë goditje kaq e madhe [ndaj Serbisë]”, tha ai.

Mes tjerash ai ka ironizuar me deklarimet për katër shtetet që u raportua ta kenë çnjohur Kosovën, pas aplikimit në Këshillin e Evropës.

“Selakoviç tha se emrat e këtyre shteteve tani i ka presidenti. Njëra prej arsyeve është se janë shtete me pak ndikim në këso situatash. Dyshoj se këto katër shtete janë shtete si Gjermania, Franca, Britania e Madhe. Jam tepër i interesuar se cilat qenkan. Është e sigurte që kato këta shtete marra së bashku kanë më pak banorë se Serbia”, ka thënë ai.

Ministri i jashtëm serb pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Sebrisë lajmëroi me dramaticitet se Serbia ka arritur të lobojë suksesshëm në katër shtete për të tërhequr njohjen ndaj Kosovës. Emrat e këtyre shteteve, tha ai, do t’i tregojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Në një emision në Tv Prva, Presidenti i Serbisë, nuk i tregoi emrat e këtyre shteteve dhe u arsyetua se “nuk është gjë e mençur t’ua tregoj cilat janë” se një gjë e tillë “do ta vendoste Serbinë në pozicion të tmerrshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco