Kurti prej 10 ditësh në SHBA, këto janë shpenzimet që po bën

Kurti prej 10 ditësh në SHBA, këto janë shpenzimet që po bën

10:45, 16/05/2022

Me ditën e sotme u bënë 10 ditë prej kur kryeministri Albin Kurti ka nisur “shëtitjen” e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa ndonjë takim të rëndësishëm, Kurti po i vazhdon vizitat te bashkëkombësit, përfaqësuesit e klerit fetar dhe taksistët.

I vetmi vend që tregoi respekt për kryeministrin kosovar ishte shteti i IOWA-s, i njohur për miqësinë e madhe me Kosovën, vend që e nderon secilin zyrtar të Kosovës që shkon për vizitë atje.

E me zgjatjen e krejt këstij turi me paratë e taksapaguesve kosovarë, Kurti po i shtohen shpenzimet.

Nuk dihet vetë i sati Kurti po sorollatet nëpër SHBA, por në takimet e tij është parë i shoqëruar nga shefi i stafit të tij, Luan Dalipi, i cili së fundmi ndoqi një kurs në Harvard, po ashtu, me para të qytetarëve. Atje është parë edhe ministrja Artane Rizvanolli, ministri Armend Mehaj e zëvendësministrja Liza Gashi.

Bazuar në tarifat për udhëtimet zyrtare, si shpenzime të pranueshme ditore në SHBA janë 330 euro për një ditë, që i bie 3 mijë e 300 euro për 10 ditë, pa përfshirë dreka e darka zyrtare, që kryesisht paguhen me kartelën zyrtare të kryeministrit.

Te shpenzimet e mësipërme ditore është llogaritur fjetja, ushqimi dhe shpenzimet e vogla, por jo edhe mëditjet që mbërrijnë në mijëra euro për të gjithë këta zyrtarë.

  • Këto janë mëditjet sipas shteteve, që janë aprovuar me vendim të Ministrisë së Financave:

ImageImageImageImageImageImageImageImage

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco