Franca del kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës

Franca del kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës

21:23, 13/05/2022

Ambasadori francez në Serbi, Pierre Cochard gjatë një interviste në media tha se Franca nuk e mbështet veprimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas tij nisma dhe dorëzimi i dosjes nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është  një “veprim i njëanshëm”.

“Ne mbështesim përpjekjet e Miroslav Lajçakut, ftesën e Gjermanisë për presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet”-tha Cochard.

Sipas Cochard temat prioritare janë: Asociacioni i komunave serbe, energjia dhe çështjet e personave të pagjetur.

“Kjo është prioritet për ne. I kuptojmë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në instancat evropiane dhe mirëpresim qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve në Ukrainë, por veprimet e njëanshme nuk i bëjnë gjërat më të lehta dhe çojnë në tensione”,-shton diplomati francez në Beograd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/05/2022 23:01

Persa i perket politikave te jashtme dhe diplomacise, francezet jane me bytheqiret e botes!!! Francezet shquhen historikisht si filo-serbe dhe anti-shqiptare te terbuar!

Shto koment

Denonco