Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S'ka marrëveshje për targat

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S'ka marrëveshje për targat

19:35, 13/05/2022

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.

Ai ka thënë se rezultatet nga takimi janë të përziera. Megjithatë, ka thënë Lajçak, është shënuar progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë.

'Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë.'- shkruan Lajçak në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco