Marsh proteste në Prishtinë për të përkujtuar 1 Majin Foto ilustrim nga protesta në Prishtinë

Marsh proteste në Prishtinë për të përkujtuar 1 Majin

08:04, 01/05/2022

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Në shumë vende të botës organizohen protesta në këtë ditë me anë të së cilave kërkohen më shumë të drejta për punëtorët, njofton RTK.

Në Kosovë Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat të Kosovës, organizon protestën për nder të 1 Majit ,Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

“Në këtë protestë do të marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale në Komunën e Prishtinës. Protesta fillon nga ora 11:00 dhe zgjatë deri ora 12:00. Marshi i protestës fillon nga Sheshi  “Zahir Pajaziti” dhe vazhdon deri tek objekti i  Qeverisë”, njofton Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco