I fituan zgjedhjet në mënyrë sensacionale, kryetarët e këtyre 4 komunave bëjnë kërdi me para

I fituan zgjedhjet në mënyrë sensacionale, kryetarët e këtyre 4 komunave bëjnë kërdi me para

11:31, 03/02/2022 Nga D.G

Qytetarët e disa prej komunave të Kosovës, në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, me votën e tyre sollën në krye të komunës emra krejtësisht të rinj. Por, ani se erdhën në këtë pozitë për herë të parë, këta emra nuk është që ndalën shpenzimet në tender.

Syri.net Kosova, përmes një hulumtimi, sjell para jush vetëm disa prej shpenzimeve që bënë, kryetarët e rinj të komunave, për të cilët u tha se fituan në mënyrë 'sensacionale'  zgjedhjet lokale te vitit 2021. Disa të nevojshme e disa të panevojshme, këto komuna, përmes këtyre kontratave ia shpenzuan buxhetit të komunës,mijëra euro.

Përparim Rama, Prishtinë

Komuna të cilën e fitoi Rama i cili bëri befasinë më të madhe në zgjedhjet lokale, duke mposhtur kunderkandidatin e tij nga Levizja Vetëvendosje, Arben Vitia, shpenzoi mijëra euro të buxhetit, gjatë kësaj periudhe

Rama 'blindon' zyret e Komunës së Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës, me 28 janar kishte njoftuar se është nënshkruar kontrata për sigurimin fizik të objektit të komunës.

Kontrata e cila është dhënë me procedurë pa publikim të njoftimit për kontratë, i është besuar kompanisë 'Rojet E Nderit SH.P.K.', shkruan Syri.net Kosova.

Në dokumentin që ka parë Syri.net Kosova, komuna e cila udhëhiqet nga kryetari Përparim Rama, shihet se kontrata është dhënë në vlerë 126 mijë e 748 euro e 80 cent.

Përmes kësaj kontrate, komuna ka angazhuar 48 zyrtarë të sigurimit.

Detajet e kontratës i gjeni më poshtë:

ImageImage

Për herë të parë në Kosovë vjen një lloj testi anti-COVID me pështymë, e solli Përparim Rama

 

Pjesa më e madhe e të rinjve, virusin korona e kalojnë pa simptoma, kështu që sipas kësaj të njëjtit vlerësohen si transmetues të virusit.

E Kuvendi Komunal i Prishtinës, duket se e ka gjetur zgjidhjen më të shpejtë për të evidentuar nëse nxënësit e shkollave në kryeqytet janë të infektuar, shkruan Syri.net Kosova.

 

Bëhet fjalë për testin e shpejtë, përmes pështymës, i cili është në gjendje të zbulojë koronavirusin në disa minuta.

Komuna e cila udhëhiqet nga kryetari Përparim Rama, së fundmi ka vendosur të shpenzoj 316 mijë euro për furnizim me këtë lloj testi.

Image

 

Bedri Hamza, Mitrovicë e Jugut

Gara për komunën në të cilën fitoi Hamza, u cilësua si njëra ndër garat më interesante, pas asaj të Prishtinës.

Hamza, arriti ta mposhte kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtirin.

Edhe kjo komunë ani se e pati kryetarin e ri, shpenzimet nuk është se i ndali.

Bedri Hamza dorëlirë, me një vendim ia harxhon buxhetit mijëra euro

Hamza, me të marrë pozitën e të parit të komunës, 'punën e parë' që e ka bërë, është shpenzimi i parave të buxhetit të shtetit, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo pasi, Komuna e Mitrovicës, me datën 3 dhjetor ka njofuar se është furnizuar me pajisje të Teknologjisë Informative.

Përmes kësaj kontrate është furnizuar me dy kompjuterë dhe dy monitor, derisa vlera e saj është 1 mijë e 999 euro.

Kjo bëhet e ditur në faqen zyrtare të prokurimit publik, derisa fitues i kontratës është grupi i operatorëve ekonomik 'STORM ICT L.L.C. & Safebit L.L.C'

Detajet e kontratës:

ImageImage

 

Shaqir Totaj, Prizren

Totaj, i cili në balotazh mposhti kundërkandidatin e tij nga LVV, Mytaher Haskuka, nuk është që nuk shpenzoi para të buxhetit, për tender.

 

Në prag të vitit të ri, për dekorimin e sheshit të kësaj komune, u shpenzuan 9 mijë e  900 euro.

Image

 Kadri Rrahimaj, Kamenicë

Mposhti në balotazh, kundërkandidatin e tij nga PSD, Qëndron Kastratin, por shpenzimet nuk është se i ndali.

Komuna e cila udhëhiqet nga Kadri Rrahimaj, ka shpenzuar gjatë kësaj kohe mijëra euro për kontrata.

Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative

Komuna e Kamenicës, në nëntor të 2021, shpenzoi mbi 9 mijë euro për furnizim me pajisje të teknologjisë informative.

ImageImage

 

Qemajl Aliu, Shtime

Sensacionale u cilësua edhe fitorja e Aliut nga radhët e VV-së në komunën e Shtimes, Aliu mboshti Naim Ismajli i PDK-së në balotazh.

Edhe Aliu, sikurse edhe të lartëpërmendurit nuk e la pa shpenzuar para për tender.

Vazhdimi i punimeve finale në palestrën sportive në Shtime

Për këtë kontratë, komuna e Shtimes, ndau 1 mije e 687 euro.

 

ImageImage

Kujtojmë se, zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën me 17 tetor 2021, ndërsa balotazhi u mbajt me 14 nëntor të po ati viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco