Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Prishtinë

Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Prishtinë

09:34, 21/01/2022

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë.

 Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rastin e ka raportuar një grua e cila kujdesej për viktimën.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë, 20.01.2022 – 11:50. Ankuesja femër  kosovare, ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të  cilën e njëjta ishte kujdesur. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco