Shtrenjtimi i energjisë, Kurti: Fajin e kanë '20 vitet e kaluara'

Shtrenjtimi i energjisë, Kurti: Fajin e kanë '20 vitet e kaluara'

16:49, 19/01/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një konferencë për media për rritjen e çmimit të rrymës.

Ashtu si herat e kaluara, Kurti ka fajësuar “20 vitet e kaluara të pushtetit” për krizën e tanishme.

Kurti ka thënë se ka heqja e bllok tarifave ka qenë  gabim dhe veprim për qëllime elektorale.

“Për fat të keq kemi ndëgjuar interpretime të ndryshme që nuk kanë pasur qëllim informimin e drejtë të qytetarëve. Si pasojë e krizës globale energjetike që ka shkaktuar shtrenjtim të energjisë në nivele të papara, dhe si pasojë e avarive, ZRrE në bazë të kompetencave ka filluar me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. ZRrE është e pavarur dhe ligjërisht s’mund të ndikohet as nga Qeveria. Me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale. Heqja e bllok tarifave ka qenë gabim i madh. Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar faturat e më se dy dekadave. Jemi duke ndjerë mungesën e investimeve. Institucionet kanë dështuar që të thonë se varësia nga ngrohja me rrymë nuk është e qëndrueshme si praktikë. Kanë aprovuar ndërtimin e mijëra banesave që tani varen nga energjia”, tha ai.

“Është dilemë që ne po përballemi. Për të kufizuar nivelin e dëmeve, Ministria e Ekonomisë ka shprehur gatishmërinë që të subvencionojë deri në 75 milionë euro për të siguruar që për konsumtatorët familjarë që konsumojnë deri në 600 kilovat dhe të gjitha bizneset të mos ketë rritje”, tha Kurti.

Kurti madje tha se janë dy faktorë pse Kosova është kapluar nga kriza, dhe njëra nga to është politikbërja 20-vjeçare.

“Njëri faktor është i jashtëm për krizën. Kosova një sasi të kërkesës për rrymën e mbulon nga importi. Kjo nuk na bën më të dobët, ngase edhe statistikat tjera shpien drejt një miksi energjetik. Me çmime të larta u ballafaquan të gjitha shtetet në Evropë. Faktori tjetër është që Kosova për 20 vite është lënë në mëshirë të tregtarëve të energjisë. Politikbërësit e kaluar nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve i kanë dhënë prioritet prodhuesve tjerë të rajonit”, ka thënë kryeministri./ Syri Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco