VIDEO/ Referendumi në Serbi, bëhen virale pamjet ku politikani serb thyen kutinë e votimit

VIDEO/ Referendumi në Serbi, bëhen virale pamjet ku politikani serb thyen kutinë e votimit

18:53, 16/01/2022

Srdjan Nogo, ish-funksionar i lëvizjes Dveri, ka votuar në referendumin e sotëm që po zhvillohet në Serbi dhe ka thyer kutinë e votimit.

Si pasojë, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet Srdjan Nogo teksa fut një fletë votimi në qendrën e tij të votimit, më pas merr kutinë e votimit dhe e hedh në dysheme.

Se regjistrimi është autentik e ka konfirmuar për mediat serbe edhe Prokuroria.

Kujtojmë se sot në Serbi po mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë.

Kuvendi i Kosovës dje miratoi rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco