Kosovë/ 658 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Kosovë/ 658 raste të reja me koronavirus në 24 orë

22:56, 15/01/2022

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të shtunën, më 15 janar, janë regjistruar 658 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6 mijë e 8 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 10.95 për qind.

Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar vdekje nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 160 persona janë shëruar derisa 3.837 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë./ REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco