EMRI/ Thirret në Hagë për të dëshmuar politikani i ri nga Kosova: Gjatë luftës kam qenë 6 muajsh

EMRI/ Thirret në Hagë për të dëshmuar politikani i ri nga Kosova: Gjatë luftës kam qenë 6 muajsh

14:40, 15/01/2022

Ish-kandidati i AAK-së për këshillin komunal në Deçan, Musa Lekaj, ka bërë me dije se është thirrur që të intervistohet në Hagë, për ngjarjet e luftës në Kosovë.

E pazakonta në rastin e Lekaj është se ai ka qenë vetëm 6 muajsh në vitin 1998.

Lajmin e ka bërë publik vetë ish-kandidati i AAK përmes një postimi në rrjete sociale, ku shpreh çudinë në lidhje me këtë vendim të pazakontë të gjykatës.

“Çuditërisht dje kam marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë që të intervistohem më datën 18.01.2022, ani pse në kohën kur filloi lufta, në muajin Mars 1998 unë kam qenë vetëm 6 muajsh!!”, shkruan Lekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco