Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 10 raste të reja me Covid në 24 orë

Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 10 raste të reja me Covid në 24 orë

15:08, 08/12/2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  10 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853.                       

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

08 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.

Deri më sot 768.814  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.                                                                                                   

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853.                       

Në total numri i rasteve aktive është 319.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco