Ferat Shala zbardh skandalin: Kosova rrezikon të humbasë miliona

Ferat Shala zbardh skandalin: Kosova rrezikon të humbasë miliona

12:07, 07/12/2021

Prishtinë - Deputeti i PDK-së, Ferat Shala përmes një postimi në facebook ka zbuluar shumë rreth Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçencë të Energjisë dhe Raporti Vjetor i Progresit, shkruan Syri.net Kosova. Shala tha se ministrja Artana Rizvanolli ka lënë menjanë këtë raport i cili është hartuar 3 muaj më parë.

“Në baza vjetore, deri më 30 qershor të çdo viti, Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë përgatit Raportin e Progresit mbi përparimin në raportimin e caqeve vjetore të efiçiencës së energjisë, në pajtim me aktin nënligjor të përcaktuar në paragrafin 1.13 të nenit 42 të këtij ligji. Platforma e monitorimit dhe verifikimit do të përdoret kur është e mundur në llogaritjen e kursimeve të energjisë dhe raportimin mbi masat e Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë. Raporti i dorëzohet Qeverisë dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë,” ka shkruar Shala.

Por, “edhe pse është hartuar raporti për më shumë se tre muaj, ai ende vazhdon të qëndroj në zyrën e ministres.Rizvanolli”, vërejti ai dhe shtoi se  Kosova nuk ka raportuar asgjë për vitin 2021 sa i përket këtij progresi.

Postimi i plotë i deputetit:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco