Ish-presidenti i Kazakistanit thotë se Kosova po kërkon njohje nga ata

Ish-presidenti i Kazakistanit thotë se Kosova po kërkon njohje nga ata

13:36, 05/12/2021

Ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev tha se vendi i tij nuk e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë, por nuk e mbështet as Ukrainën. Duke folur për këtë çështje, ai tha se Kosova po kërkon që Kazakiztani ta njohë pavarësinë e saj.

“Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, sepse atëherë duhet ta kishim njohur Osetinë e Veriut, Abkhazinë dhe Kosovën. Edhe Kosova po na kërkon njohje”, tha Nazarbayev në një intervistë. “Por ne nuk e mbështetëm as Ukrainën”, shtoi ai.

Moska e pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe që atëherë ka mbështetur separatistët që luftojnë në Kiev në lindje të vendit. Më shumë se 13,000 njerëz kanë vdekur në konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco