‘Mashtrimet me subvencionet bujqësore’/ Arrestohen 31 persona, mes tyre zyrtarë të komunave

‘Mashtrimet me subvencionet bujqësore’/ Arrestohen 31 persona, mes tyre zyrtarë të komunave

16:26, 03/12/2021

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona të dyshuar për mashtrime me subvencionet. 

Sipas njoftimi për mediat, aksioni i Policisë së Kosovës është zhvilluar në tetë komuna të vendit, Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri dhe Podujevë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë realizuar një aksion i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme për  rastin Subvencioni 2021,  në disa lokacione të ndryshme të Kosovës. Ndërkaq, aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri, Podujevë”, thuhet në njoftim.

Nga 31 të arrestuarit, 19 prej tyre janë qytetarë që marrë në pyetje në cilësinë e përfituesve të subvencioneve, ndërkaq 12 zyrtarë nëpër komuna.

“Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK. Ndërkaq, aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri, Podujevë. Përderisa, nëntëmbëdhjetë (19) persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve. Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione”, thuhet në njoftim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco