Turizmi kosovar prezantohet në Panairin e Izmirit

Turizmi kosovar prezantohet në Panairin e Izmirit

13:40, 03/12/2021

Turizmi kosovar po prezantohet edhe në një ngjarje tjetër të rëndësishme ndërkombëtare. Pas Panairit të Dubait, është Izmiri adresa e radhës për Unionin e Turizmit të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Travel Turism Izmir është panairi i radhës ku Unioni i Turizmit të Kosovës po merr pjesë me antarët e saj dhe bashkëpuntorët e fushës së turizmit.

Sipas kësaj organizate që përfaqëson interest e sipërmarrësve në fushën e turizmit, kjo pjesëmarrje u mundësua falë bashkëpunimit me Swiss Contact PPSE.

Agjencitë turistike kanë filluar ta marrin veten pas goditjes që u shkaktoi pandemia, për shkak të kufizimeve në udhëtime dhe masave anti-Covid.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco