Shënohen 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shënohen 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16:15, 02/12/2021

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 2 dhjetor se në Kosovë janë shënuar 16 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe asnjë i vdekur.

Rastet e reja dolën pas testimit të, 1424 mostrave.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 10 persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë, 320.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar, 2285 vaksina kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 2 dhjetor në Kosovë janë administruar, 1.619.802 doza të vaksinës.

Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar, 763.652 ndërkaq me një dozë, 856.150 persona.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në Kosovë deri tash është vaksinuar 42.4 për qind e popullsisë.

Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. /Rel/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco