Varianti 'afrikan' i Covid-19/ Kosova aprovon masa të reja kufizuese, ja cilat janë ato

Varianti 'afrikan' i Covid-19/ Kosova aprovon masa të reja kufizuese, ja cilat janë ato

21:31, 30/11/2021

Me masat e fundit të aprovuara në Kosovë, çdo person që do të hyjë në Kosovë duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Ky është vendimi i marrë nga qeveria e Kosovës mbrëmjen e sotme si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Sipas këtij vendimi, qytetarët deri më 3 janar duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të paktën me një dozë dhe një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Pas datës 3 janar, qytetarët mund të hyjnë në Kosovë vetëm më certifikatë vaksinimi me të dyja dozat. 

Image

Nga ky urdhër përjashtohen disa udhëtarë të cilët janë si më poshtë:

Image

Maska mbetet e detyrueshme, me përjashtim të rasteve kur je duke drejtuar makinën i vetëm apo ke anëtarë të familjes në mjet, gjatë vrapimit e ushtrimeve fizike apo gjatë ngrënies apo pijes.

Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura. Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco