Vrasja e Mateos/ Dy djem i vunë flakën shtëpisë së Çalamanit, ja çfarë deklaron halla e 8-vjeçarit

Vrasja e Mateos/ Dy djem i vunë flakën shtëpisë së Çalamanit, ja çfarë deklaron halla e 8-vjeçarit

15:11, 30/11/2021

Pak ditë më parë është djegur shtëpia e Klodian Çalamanit, autorit të krimit makbaër që i mori jëtën një 8 vjeçari në Fier .

Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka transmetuar sot pamjet e zjarrvënies në shtëpinë e Çalamanit, vendi ku ndodhi dhe krimi dhe u gjet trupi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Halla e tij ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” duke shprehur dyshimet, por ajo tha se nuk ka asnjë fakt dhe se policia duhet t’i shkojë deri në fund. Sipas saj pamjet e kamerave të sigurisë së dy personave që i vënë flakën shtëpisë nuk janë marrë nga policia.

“Kishim vënë kamera të enjten në mëngjes për të parë lëvizjet. Klodian Çalamani nuk ka qenë i vetëm në krim. Të hedhësh baltë dhe të akuzosh është shumë e rëndë. Fakte konkrete nuk kemi, është thjesht dyshim. Me këtë gjë të merren organet kompetente. Ne si njerëz mund të aludojmë dhe të flasim shumë gjëra, ata që janë ekspertë t’i shkojnë kësaj ngjarjeje dhe jo të heshtin. Janë dy persona që me diçka në dorë, pishtarë apo bidonë shkojnë në banesë dhe i vënë flakën. Policia nuk i ka marrë këto pamje”, tha halla e Mateos.

Të vendosur mes dyshimeve se ka qenë familja që i ka vënë zjarrin shtëpisë së autorit për të humbur gjurmë nga krimi, ajo u shpreh më tej se familja nuk i njeh këta persona dhe se është shumë e rëndë që janë ngritur akuza të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco