Detaje të reja për të shtënat me armë zjarri mbrëmë në veri të Mitrovicës

Detaje të reja për të shtënat me armë zjarri mbrëmë në veri të Mitrovicës

09:15, 30/11/2021

Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në veriun e Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit, ku janë lënduar tre persona, dy nga ta të cilët kanë marrë plagë në këmbë nga arma e zjarri.

“ Ka pas rrahje më një kafiteri këtu mes të rinjve. Është përdor se paku një armë zjarri ku dy persona kanë pësua lëndime në këmbë dhe nuk ka lëndime të natyrës serioze. Disa persona janë shoqërua mbrëmë në stacion ku dhe po hetohet rasti”, ka thënë Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco