Kosova numëron vetëm dy raste të reja me koronavirus, asnjë vdekje

Kosova numëron vetëm dy raste të reja me koronavirus, asnjë vdekje

16:52, 29/11/2021

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës - (IKSHPK)nga 1,265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

MSH njofton se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë.

Raste aktive me COVID-19 aktualisht sipas MSH-së janë 322.

Pas përhapjes së variantit të ri Omicron, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, njoftoi se do të ketë rishikim të masave kundër COVID-19. 

Varianti Omicron për herë të parë u identifikuar në Afrikë të Jugut mirëpo këtij varianti iu deshën pak kohë që të identifikohet në vende të ndryshme të botës.

Disa vende evropiane kanë vendosur masa të reja kufizuese në përpjekje për të parandaluar përhapjen e këtij varianti.

Siç ka njoftuar OBSH-ja, ky variant besohet se është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco