Rrezik për sulm terrorist në Kosovë? Ambasadat paralajmërojnë punonjësit, u japin udhëzime

Rrezik për sulm terrorist në Kosovë? Ambasadat paralajmërojnë punonjësit, u japin udhëzime

22:26, 27/11/2021

Ambasadat e huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.

Kjo për shkak se, sipas tyre, ka rrezik për një sulm të mundshëm deri më 30 nëntor.

Jozyrtarisht, mediat kanë mësuar se autoritetet e sigurisë janë të njoftuar për një rast të tillë, mirëpo nuk kanë parë rrezik dhe situata sipas tyre është nën monitorim.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë Policia në një përgjigje për Koha.net.

Sipas informacioneve, kërcënimi i sigurisë thuhet se vjen nga një person i vetëm. Në alarmime të tilla, ambasadat i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco