Viola von Cramon reagon për vrasjen e nxënësve në Deçan: Hetimi dhe ndëshkimi, domosdoshmëri

Viola von Cramon reagon për vrasjen e nxënësve në Deçan: Hetimi dhe ndëshkimi, domosdoshmëri

13:32, 27/11/2021

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas vrasjes së tre personave në Gllogjan të Deçanit, ku dy prej tyre ishin nxënës.

Von Cramon nëpërmjet një postimi në Twitter ka kërkuar hetim dhe ndëshkim si domosdoshmëri.

“Ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës për humbjen tragjike të 3 jetëve në sulmin monstruoz të djeshëm në Gllogjan. Zemra ime shkon për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Hetimi i shpejtë dhe vënia para drejtësisë e sulmuesit është një domosdoshmëri”, ka shkruar Von Cramon.

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco