Drejtori i shkollës për viktimën në Gllogjan: Nxënëse e mrekullueshme, vrasësi ia mori jetën në lulen e rinisë

Drejtori i shkollës për viktimën në Gllogjan: Nxënëse e mrekullueshme, vrasësi ia mori jetën në lulen e rinisë

07:52, 26/11/2021

Dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, janë viktima të sulmit të rëndë me armë në Deçan mbrëmjen e së premtes.

Krimi makabër ndodhi mbi autobusin që transportonte nxënës, duke lënë tre persona të vdekur dhe një të plagosur në fshatin Gllogjan të Deçanit. Njëra nga viktimat ështe një vajzë, shkruan Syri.net Kosova.

Drejtori i shkollës së Mjekesise ne Gjakove, Gjokë Tahiri, ka rrëfyer se si e mori lajmin për vdekjen e nxënëses së tij,

"Lajm i rëndë, i trishoi shokët e shoqet e saj, ishte maturante, e 12/1, ishte nxënëse mesatare por me një sjellje të mrekullueshme por fatkeqësisht një doras i keq ia mori jetën në lulen e rinisë" ka deklaruar ai per Dukagjini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco