Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe 17 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe 17 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

15:22, 26/11/2021

17 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, nderkohë janë shëruar pesë pacientë.

Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748″, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 335.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco