Deputeti i PDK ikën nga seanca duke i lënë ca lodra kryeministrit Kurti

Deputeti i PDK ikën nga seanca duke i lënë ca lodra kryeministrit Kurti

08:58, 26/11/2021

Prishtinë - Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vendosur disa xhipa të zinj lodër në afërsi të ndenjëses së kryeministrit Albin Kurti, si shenjë ironizuese për shfrytëzimin e mjeteve shtetërore gjatë fushatës për zgjedhjet lokale.

“Dua të ndalem në dy pika se si po mundohen qeveria dhe kryeministri t’i arsyetojë këto pika të projektbuxhetit. Miliona për këtë kategori. Pyetja është sa ka ndarë ai (Kurti) për këta, xhipat e zi.

Albini thoshte se politikanët me xhipat e zi, me truproje etj, etj.  Koha e sotme na tregoi për 15-20 xhipa. Me këto retorika nuk mbrohet ky buxhet. Njerëzit nuk duan më retorika boshe dhe nuk fitohen zgjedhjet për inat të PDK-së e LDK-së, por kërkohet program serioz. Ju dukeni shumë të djathtë sepse i keni hapur luftë sindikatave, të cilat çdo ditë po protestojnë”, ka thënë Kastrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco