Lukas Mandl: Kërkohet heqja urgjente e vizave për Kosovën

Lukas Mandl: Kërkohet heqja urgjente e vizave për Kosovën

10:29, 25/11/2021

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se Kosova ka përmbushur tash e një kohë të gjatë kriteret për liberalizimin e vizave. Mandl në një postim në Twitter ka shkruar se liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjente dhe e rëndësishme.

“Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohës dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandl.

Tek marrëveshja e koalicionit e tre partive gjermane që do të formojnë qeverinë e re federale është përmendur liberalizimi i vizave për Kosovën. “Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuptim, reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco